Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Vlocisht të Maliqit. Mësohet se flakët kanë shkrumbuar banesën, ndërsa sipas zonjës së shtëpisë, Tefta Mollaymeri, shkak ka qenë oxhaku, prej ku është përhapur zjarri dhe më pas është përfshirë nga flakët edhe një bombol, që ndodhej afër.
Gazetarja Lorena Kodra sjell pamjet e para në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa raporton se ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht bombola nuk ka arritur të shpërthejë, pasi zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke nxjerrë nga banesa edhe dy bombola të tjera, që ndodheshin brenda.
Gazetarja Lorena Kodra sjell në redaksinë e “BalkanWeb” dëshmitë e para të familjarëve, të cilët theksojnë se zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë. Sipas tyre, ndërhyrja në kohë e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shmangien e një tragjedie.
(BalkanWeb)
