TIRANE – Sipas një studimi të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, Shqipëria renditet ndër vendet me shifra të frikshme sa i përket emigracionit të trurit.

Studimi i profesorëve Ilir Gëdeshi dhe Russell King, i publikuar  në shtator 2018, tregon se Shqipëria klasifikohet në mesin e 15 vendeve për emigracion të lartë të personave të arsimuar dhe me grada shkencore.  Largimi masiv daton ne vitin 2000. Ish-ministri i Asimit profesor Et’hem Ruka e konsideron fenomenin problem të brendshëm edhe te vendeve të rajonit ku tregu i punës nuk paraqet potencial për ta.

“Mua me kujtohet kur kam drejtuar Ministrinë e Arsimit kam qenë i detyruar të shikoja largimin e profesorëve nga universitet publike dhe shifrat ishin katastrofale. Largimi i trurit nuk është vetëm fenomen shqiptar, është një fenomen global ka ndodhur dhe do vazhdojë, është dukuri e zakontë për gjithë vendet e rajonit. As ekonomia nuk është aq e zhvilluar ne vend sa ti kërkoje. Nuk ka një fond për kërkimin shkencor ne Shqipëri këto vajza dhe djem të rinj nëse nuk e gjejnë veten në vendin e tyre e shikojnë në vende të tjera.” -tha Ruka

Nga 720 doktorantë dhe 303 studentë që jetojnë jashtë vendit rreth 49% e tyre u përgjigjën se nuk kishin ndërmend të ktheheshin në Shqipëri.  Sipas Rukës është me mjaft interes që shteti të krijojë projekte  për ta thithur komunitetin e kapitalit intelektual shqiptar por përpjekjet e saj nuk janë ende të mjaftueshme.

“Shqipëria prodhon një kapital intelektual duhet te bëjmë politika qe ketë kapital shkencor ta shfrytëzojmë në interes të vendit tonë. Qeveria përmes ministrive përkatëse duhet të bëjë projekte që këtë potencial ta mbaj  në vend . Kjo elitë është shkencore e cila hap perspektiva për shoqërinë.

Përpjekjet e qeverisë kanë qenë dhe janë të pamjaftueshme  për të thithur trurin. ”

Sipas studimit, ata dokrorantë  të intervisuar që kishin menduar të ktheheshin në Shqipëri, u shprehën se dyert e univeristeteve shqiptare nuk kanë qenë të hapura për ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb