Një nga rrobat e banjës më të famshme në botë, të veshura nga Pamela Anderson gjatë serialit “Baywatch”, do të prezantohen në Londër në një ekspozitë kushtuar notit dhe dashurisë së njerëzve për ujin.

Ekspozita me titull “Splash! Një shekull noti dhe stili’, do të hapet në Muzeun e Dizajnit në Mars, duke ekzaminuar evolucionin e notit përmes perspektivave sociale, kulturore, teknologjike dhe mjedisore gjatë 100 viteve të fundit.

“Rrëfimi fillon në vitet 1920, kur rrobat e banjës zëvendësuan veshjet viktoriane dhe pushimet në plazh u bënë modë,” tha Muzeu në një deklaratë.

Ekspozita do të fokusohet edhe tek vendi i notit në epokën moderne, duke analizuar sesi ai ndikon në perceptimet për autonominë e trupit, aktivitetin fizik, por edhe lidhjen e tij me çështjet mjedisore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Seriali televiziv “Baywatch”, i cili u transmetua nga viti 1992 deri në 1997, tërhoqi rreth 1.1 miliardë shikues në javë, shumë prej të cilëve u akorduan për të parë Anderson me rroba banje të kuqe duke vrapuar në plazh. Pas përfundimit të serialit, rrobat e banjos i kaluan në posedim David Heiselhoff, i cili luante rolin e kapitenit të rojeve, përpara se të përfundonte në BikiniARTmuseum në Gjermani. Muzeu pranoi ta huazonte për ekspozitën.

Vetë Anderson i tha Vogue vitin e kaluar se herë pas here vesh rroba banje nga koleksioni i saj për argëtim, duke vënë në dukje se asaj ende i shkojnë shumë.

Më shumë se 200 objekte do të ekspozohen në ekspozitë, duke dokumentuar historinë e notit. Këto përfshijnë rroba banje të Lucy Morton, e cila fitoi Olimpiadën e 1924 në 200 m stil i lirë, si dhe LZR Racer, i cili u ndalua sepse u konsiderua se ofronte një avantazh teknologjik.

Siç raporton Guardian, ekspozita do të zgjasë nga 28 mars deri më 17 gusht 2025.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb