TIRANE

Pas deklaratave befasuese të Astrit Avdylajt, një prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së Shijakut në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, që përfshinë edhe emra të njohur të politikës, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson maskat ranë pas deklaratës sot në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda nga Avdylaj, i cili shprehte hapur mbështetjen për kryebashkiakun Vangjush Dakon dhe simpatinë për PS. Mes ironisë Berisha shkruan; rroftë partia e krimit.

“Bien Maskat!
Rrofte parita e krimit, organizata kriminale, Partia Siçiliste me ne krye Kryekumbar Edvinin, “Rrofte Gjush Avdyli” therret Tit Avdyli (Niçja i Dakos) ne sallen e gjyqit! Sb”, shkruan Berisha.

Ndërkohë sot Avdylaj para togave të zeza pohoi se mbështeste programin e Dakos dhe të PS dhe se aty qante hallet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb