“Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Në daljen e parë si deputet fyen taksat tona’ – kështu shkruan në instagramin e saj ish drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, ndërsa kritikon ashpër deklaratën e Ralf Gjoni, para nisjes së seancës.
“Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit. (Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë.” -shkruan ndër të tjera Shehaj.

Postimi i Plotë:

“Në daljen e parë si deputet ky individi fyen taksat tona duke thënë se 1.6 mln lekë neto na qenkan të qelbura në Shqipëri. Ky individi që i kushtoi LSI rezultatin më të dobët në Tiranë (njësia 3). Ky individi që na qenka me dy pasaporta dhe i shkolluar jashtë, ta kishte bërë këtë deklaratë andej e kishin nxjerrë me shpulla jashtë parlamentit. (Gjithsesi dhe këtë se ka problem ky se e ka të provuar). Mjerë taksat tona që i hanë deputetë parazitë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb