BRITANI E MADHE

Një person ka shpëtuar për mrekulli kur një rrotë kamioni i fluturon mbi makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur në një autostradë të Birmingham-it kur goma e një kamioni është shkëputur dhe ka përfunduar në makinën tip Peugeot, por pa prekur drejtuesin e saj.

“Mund të kishte përfunduar në tragjedi. Drejtuesi i makinës atë ditë për fat nuk e kishte marr me vete djalin e tij të vogël. Rrota ishte vendosur në zonën midis vendit të pasagjerit para dhe në pjesën e pasme të saj. Mund të kishte vrarë këdo që do të ishte në vendin e pasagjerit dhe në pjesën e pasme”- ka thënë policia në lidhje me ngjarjen.

Videoja e makinës me rrotën e makinën brenda është shpërndarë nga policia e cila shkruante” Ky person është njeri më me fat në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb