Një raketë ruse u godit nga një vetëtim% gjatë nisjes, ndërsa mbante një satelit navigues të destinuar për në orbitë.

Në një video të postuar në Twitter nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Hapësinore Ruse ”Roscosmos”, Dmitry Rogozin, duket momenti kur rrufeja godet raketën, që fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

“Rrufeja nuk është pengesë për ty!” shkroi Rogozin në Twitter.

Rrufeja e goditi raketën ”Sojuz”, tip 2-1b, gjatë nisjes së satelitit ”Glonass-M”, që ofron shërbime të navigimit për të mbështetur sistemet ushtarake dhe civile.

Lëshimi u krye nga baza Plesetsk, rreth 800 kilometra në veri të Moskës.

Është shumë i rrallë fenomeni ku vetëtimat godasin një raketë gjatë lëshimit, por nuk është hera e parë që ndodh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb