TIRANE

Ndërtimi i shkollës 9-vjecare në ambjentet e Universitetit Bujqësor është kundërshtuar nga rektori i këtij universiteti Bahri Musabelliu. Në një konferencë për mediat , shoqëruar bashkë me masterplanin e Universitetit, Musabelliu tha se në këtë plan prej 25 ha, përfshihet Kampusi i Universitetit dhe përfshihen dy sipërfaqe toke, të ndara nga një rrugë pedonale për të mundësuar akses për studentët, dhe parcelat e tokës janë pronë private, por prej 3 vitesh universiteti e pronarët janë në gjyq.

“Është parashikuar që pjesa ku pretendohet të ndërtohet shkolla të përfshihet në planin e pyllit orbital. Në atë që ne e quajmë laboratori i verës dhe i vajit të ullirit, në kohën kur universiteti të ketë fondet e nevojshme do ndërtohet fakulteti i bioteknologjisë dhe ushqimit. Ajo që më shqetëson është që ky është një kampus që iu dedikohet studentëve. Unë personalisht nuk jam kundër shkollës, por ka vende të tjera ku mund të ndërtohet. Si rektor nuk kam patur asnjë dijeni për ndërtimin e kësaj shkollë, kjo është tamam si rrufe në qiell të pastër.” -theksoi rektori Musabelliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb