KUKËS

Moti i keq me reshje shiu ka sjellë djegien e një kabine elektrike. Mësohet se rrufeja ka goditur kabllon e tensionit të mesëm të linjës 10kë të furnizimit të fshatit Surroj Qendër çka ka shkaktuar edhe djegien e kabinës elektrike duke lënë pa energji elektrike banorët e fshatit.

Pritet ardhja e një transformatori të ri nga Tirana për të bërë të mundur zëvendësimin e tij dhe vënien në punë.

Në rajonin e Kukësit ashtu si në të gjithë vendin moti ka ndryshuar pas një muaji me temperatura të larta dhe thatësirë në reshje të dendura shiu e ulje temperaturash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb