Të paktën 14 persona humbën jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në një kamp të refugjatëve në Uganda të Afrikës, transmeton Anadolu.
Autoritetet thanë se rrufeja goditi çatinë e një kishe në kampin e refugjatëve “Palabek”, i cili pret refugjatë kryesisht nga Sudani i Jugut.
Zyrtarët thanë se 14 persona humbën jetën si pasojë e goditjeve të rrufesë, 13 prej të cilëve fëmijë, ndërsa 34 persona janë lënduar.