Që prej datës 8 mars të këtij viti, rruga e fshatit Theth në Shkodër nuk mirëmbahet, pasi firmës nënkontraktore i ka mbaruar kontrata me ARSHH. Mësohet se Autoriteti Rrugor ka nisur procedurat për kontratën e re, por tenderi është apeluar.

Për shkak të reshjeve të dëborës që ranë pak ditë më parë, rruga është bllokuar disa herë, ndërsa banorët thonë se askush nuk ka ndërhyrë për të pastruar dëborën dhe për të hequr gurët, qe përbëjnë rrezik serioz për jetën e udhëtarëve. Përballë kësaj situate, turistët thonë se rruga e Thethit është në gjendje të tmerrshme.

“E tmerrshme gjendja e kësaj rruge. Ky aks nuk është aspak i sigurt, ka gurë e dhè në të gjithë rrugën. Kur erdhëm ne kishte edhe ngrica dhe na është dashur ta përshkojmë këtë rrugë për rreth 2 orë sepse duhej kujdes. Rruga është shumë e ngushtë dhe prania e inerteve ishte rrezik për ne, ndaj ecëm shumë ngadalë.” Banorët apelojnë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të marrë masa urgjente për mirëmbajtjen e rrugës, pasi turistet ngurojnë te shkojnë në Theth, duke cenuar bizneset e tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb