GRAMSH- Aksi rrugor Gramsh-ish komuna Kukur ka vijuar të jetë i bllokuar mëngjesin e sotëm, si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve. Prej dy ditësh ky aks rrugor ka mbetur i bllokuar duke penguar qarkullimin e automjeteve.

E bllokuar është edhe rruga e fshatit Rovje.

Shirat e dendura të ditës së djeshme e kanë vështirësuar situatën në këtë aks rrugor. Autoritetet janë njoftuar, ndërkohë banorët janë në pritje të zhbllokimit të rrugës dhe të mbulimit me rrjeta mbajtëse të anësoreve.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: