Kamala Harris po kryeson në dy prej shteteve të cilësuara si “swing states”, ose ato shtete të cilat pritet të jenë vendimtare për rezultatin përfundimtar.

Aktualisht Harris ndodhet përpara Donald Trump në Michigan dhe në Pensilvani.

Ajo numëron mbi52% të votave kundrejt 45.6% të Trump në shtetin e Michigan, kur janë numëruar rreth 16% e votave.

Sakaq, në Pensilvani, shteti i cili konsiderohet si më kyçi në këto zgjedhje Harris dhe Trump janë balancuar dhe të dy kandidatët numërojnë rreth 49% të votave, ndërsa janë numëruar rreth 44% e totalit.

Ndiqni LIVE numërimin e votave

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb