Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet më të rëndësishme që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot pamje nga kantieri i punës që po zhvillohet në këtë rrugë.
Kreu i qeverisë shkruan se “ky investim është me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë dhe krijimin e një lidhjeje të re strategjike për Shkodrën si kryeqendër e rajonit”.
Deri tani janë hapur 3 km e para të rrugës, ndërsa është përfunduar edhe ndërtimi i bypass-it në qendër të fshatit Zogaj.
Ky projekt po zbatohet nga kompania “ALB Star”, e cila fitoi kontratën 4,7 milionë euro, teksa parashikohet që punimet të përfundojnë më 2 tetor 2025.
Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.
Nga punimet në rrugën Shirokë-Zogaj