Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi në fjalën e tij në parlament tha se rruga Thumanë-Kashar ngjan sikur po ecën në det.

Bardhi iu drejtua zv kryeministres Belinda Balluku që të dalë e të takojë banorët e Thumanës, meqenëse nuk i ka pritur në institucione shtetërore dhe të zgjidhë problemin e tyre.

Gazment Bardhi: Ne si opozitë hymë në seancë plenare 3 minuta me vonesë, sepse u ndalëm që të takojmë banorët e Krujës, sepse zëri i tyre i protestës nuk dëgjohet nga qeveria dhe kërkesa e tyre është minimale. Rruga duket sikur po ecën në det. Por ata nuk po protestojnë për këtë. Kanë kërkesë minimale, kërkojnë hyrje-dalje në rrugë kombëtare dhe kjo është kërkesë minimaliste, kërkon dashamirësi që të dëgjohet zëri i qytetarëve shqiptarë.

Zonja zv kryeministre, kërkoj të dalësh të takosh banorët dhe t’i japësh një zgjidhje. Është turp për Ministrinë e Brendshme që harxhon burimet e veta njerëzore, që shkon për të shtypur protestën e banorëve të asaj zone. Shkojnë atje forcat speciale a thua se po luftoni krimin e organizuar. Qeveria e Ramës e ka kthyer parlamentin në sesion të punëve personale kundër qytetarëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb