Rruga Vau i Dejës-Koman po merr jetë njerëzish. Gjendja teknike e këtij aksi rrugor është bërë shkak që më shumë se njëherë makinat të dalin nga rruga dhe të gremisen poshtë duke marrë jetë njerëzish. Këto foto janë dëshmi sesi banorët e shumë fshatrave dhe zonave të tëra malore përdorin këtë aks rrugor, të vetmin për qarkullim, ku mungojnë muret mbrojtëse anësore pa harruar gropat që me ngricat e stinës së dimrit janë rreziku parësor.

Edhe sot në këtë aks, një automjet doli nga rruga për shkak të ngricave në rrugë dhe në mungesë të mureve mbrojtëse ra nga disa metra lartësi. Si pasojë, humbën jetën 2 persona.
(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb