Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tjetër procedure prokurimi lidhur me rrugët dytësore ne nyjen Milot. Referuar dokumenteve të këtij institucioni bëhet me dije se fondi limit I vënë në dispozicion është rreth 10 milionë euro I ndarë në tre vite. Në objekt të kontratës parashikohen dy komponentë ku së pari përfundimin e punimeve për vënien në shfrytëzim të Nyjes së Milotit dhe së dyti kryeja e volumeve të punës sipas projekt-preventivit të zbatimit të Rrugëve Dytësore, punimet e të cilit janë të lidhura domosdoshmërish me vënien në shfrytëzim të Nyjes së Milotit.

ARRSH ka ndarë në specifikimet e saj teknike edhe punimet që do të kryhen për secilin nga komponentët. Kështu “Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot – Lezhë – Rrëshen– Thumanë” është pjesë e rrjetit rrugor kombëtar dhe i përket njëkohësisht si korridorit Veri – Jug ashtu dhe aksit Durrës– Kukës– Morinë. Projekt-preventivi i kontratës parashikon ndërtimin e një interchangë_ i në kryqëzimin e autostradës Milot – Rrëshen – Kukës – Morinë dhe asaj Fushë Krujë–Milot – Lezhë. Nyja përbëhet nga dy akse dhe katër rampa: Aksi Milot–F.Krujë me gjatësi 752 m, aksi F.Krujë – Lezhë me gjatësi 1463 m.

Po kështu është parashikuar vendosja e Sinjalistikës horizontale për vijezimin e rrugës, realizimin e zebrinave e simboleve të ndryshme sipas vizatimeve përkatëse si dhe vendosja e reflektorëve të asfaltit sy-maceve për rritjen e sigurisë rrugore

Rrugët Dytësore te Nyja Milot Rrugët pozicionohen në Bashkinë Kurbin. Këto rrugë konsiderohen shumë të rëndësishme për banorët e zonës, pasi me përfundimin e zbatimit të projektit të “Ndërtim nyja lidhëse e rrugës Milot– Lezhë– Rrëshen – Thumanë”, do të bllokohen lidhjet e tyre të drejtpërdrejta me rrugën nacionale.

Rrugët Dytësore të Nyjes Milot janë të ndara në rrugë dytësore dhe rrugë të brendshme për në banesa, parcela bujqësore e biznese. Rrugët e brendshme sigurojnë daljen në rrugët dytësore për banorët, parcelat bujqësore dhe bizneset.

Ndërsa lidhja me akset nacionale realizohet nëpërmjet rrugëve dytësore duke shfrytëzuar nënkalimin ekzistues Gurëz-Milot në njërën anë si dhe mbikalimin ekzistues të Patokut në anën tjetër të nyjes së re Milot. Janë gjithsej 7 rrugë dytësore dhe 13 rrugë të brendshme të përfshira në projekt, me gjatësi totale 11 910 ml. Punimet në këtë projekt pritet që të zgjasin 15 muaj nga nënshkrimi i kontratës. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb