KOSOVE

Në një kohë që reshjet  e dëborës kanë bllokuar rrugët në Kosovë, duke shkaktuar mjaft probleme me trafikun, një kryetar komune i është futur punës me kokë. Ngjarja ka ndodhur në Mitrovicë, ku kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri i ka hipur vetë një buldozeri për të ndihmuar në largimin e borës.

Momentin në fjalë ai e ka ndarë përmes një videoje në llogarinë e tij në Facebook.

“Pas reshjeve të mëdha të borës, Komuna e Mitrovicës me kompanitë përgjegjëse po bën përpjekje maksimale për pastrimin e rrugëve në Shalë të Bajgorës, qytet dhe në vendbanimet tjera”, shkruan Bahtiri. Gjesti i tij ka marrë reagime të ndryshme nga qytetarët, ndërsa ka nga ata që i thonë se ‘kjo është puna për të cilën je zgjedhur’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb