TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratike tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 se kontrata e qeverisë lidhur me rastin e projektit të Unazës së Re nuk është vendosur në dispozicion të opozitës.

Tabaku shpjegoi se formati i koncesionit për Unazën e Re ka patur probleme ligjore dhe konkurs fiktiv. Tabaku shtoi se një rast konkret është rasti i inceratorit. Deri tani nuk është vendosur asnjë tullë ndërkohë paratë janë paguar.

“Ne kemi kërkuar kontratat e qeverisë por nuk janë bërë të disponueshme. Formati i kontratës ka patur probleme ligjore, së dyti ka patur problem për sa i përket konkursit. Pse nuk e merr shteti kredinë në bankë? Në momentin që nënshkruhet kontrata firmoset, bëhet pagesa.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një risk, madje mund ta quaj riskun më të madh që mund të ketë Shqipëria në vitet e ardhshme. Kemi të bëjmë me fillesat e një skandali që mund të jetë shumë i madh”-u shpreh Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb