ITALI

Të paktën 137 kilogramë kokainë u kapën nga policia shqiptare, si pjesë e një operacioni të kryer në koordinim me policinë greke dhe me zyrën e DEA-s amerikane në Athinë. Ky aksion policor mori vëmendjen e mediave shqiptare, greke si dhe atyre italiane.

Mediat fqinje shkruajnë se sasia e lëndës narkotike e llojit kokainë ishte fshehur në disa kontejnerë të ngarkuar me banane. Lënda narkotike ishte nisur fillimisht nga Ekuador, ndërsa më pas vijoi rrugën detare tranzit në portin grek të Pireut, përpara se të mbërrinte me destinacion final në Portin e Durrësit, raportojnë mediat italiane.

Rrugët e kokainës, 137 kilogramë drogë nga Ekuadori për në Shqipëri“-kështu e nis titullin e shkrimit media italiaine “ilmessaggero.it” për aksionin antidrogë.

Media
Media

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Ardian Bega, 53 vjeç dhe Altin Myslimhaka, 35 vjeç, të dy banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gentian Malindi.

Ky i fundit  është djali i një avokati të njohur, ndërsa për Policinë e Shtetit  nuk është një emër i padëgjuar. Ai rezulton me precedent penal, ndërsa është arrestuar më 8 qershor të 2013 pasi u kap me 500 kg kanabis në kuadër të operacionit ‘Sfida’.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: