TIRANE

Në një kohë që reshjet e dëborës kanë bllokuar dhe paralizuar qarkullimin në qarqe të ndryshme të vendit, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një dalje për media ka paralajmëruar me penalizime firmat kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe zhbllokimin e akseve rrugore.

“Që të minimizojmë pasojat e motit të keq, i bëj thirrje firmave kontraktore, në të gjitha bashkitë, që  të respektojnë kontratat për mirëmbajtje e zhbllokimin e akseve rrugore në rast të bllokimit të tyre.

Sa më korrektë të tregoheni në punën tuaj, aq më pak problem do kenë në përditshmërinë e tyre qytetarët e Shqipërisë.

U bëj me dije të gjitha atyre kompanive, që nuk respektojnë kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve se për çdo rast po monitorohen e do të penalizohen sipas ligjit.

Shtimi i masave të kontrollit nga Policia e Shtetit dhe disiplinimi i qarkullimit rrugor, sidomos në zonat me rrezik të shtuar, duhet të shoqërohet edhe me kufizimin dhe mbajtjen nën kontroll të qarkullimit të automjeteve me tonazh të lartë.  Respektimi i sinjalistikës së nevojshme është shumë i rëndësishëm, për parandalimin e bllokimeve dhe aksidenteve të mundshme, në situata të pritshme dimërore”, u shpreh ajo.

BalkanWeb

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb