TIRANË- Rrugët e metropolit shqiptar janë zbardhur pasditen e sotme për pak minuta, por jo nga dëbora. Megjithëse prej ditësh temperaturat janë rritur ndjeshëm në vend, një shi i rrëmbyeshëm ka përfshirë sot kryeqytetin dhe për pak çaste breshëri ka shtruar rrugët e Tiranës.

Dhe kaq ka mjaftuar që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpërndajnë menjëherë disa foto të rrugëve kryesore në kryeqytet. Fatmirësisht nga breshëri që ishte i një madhësie të konsiderueshme nuk raportohen dëme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb