Inxhinieri Azmer Duleviç në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 tha se kostoja për tunelin e Llogarasë nuk duhej të shkonte më shumë se 103 mln euro, kurse këtu ka shkuar 170 mln euro.

Ai tha se kur hyn në tunel janë krijuar dy xhepa që mund të bëhen burim aksidentesh, për shkak se krijojnë iluzionin se tuneli është më iu gjerë në një kohë që është më i ngushtë.

“Qytetarët do të paguajnë një tarifë 5 euro, që do të rëndojë xhepat e banorëve të atyre zonave. Një qytetar që shkon nga jugu deri në Kosovë do të paguajë disa herë në rrugët që do të kalojë, çka janë kosto të shtuara. Mund të ishin aplikuar abone për rrugët me pagesë.

Ne paguajmë për çdo litër naftë 28-30 lekë dhe tani do të paguajmë edhe për mirëmbajtjen e rrugës. Janë marrë dy herë lekë nga xhepat e qytetarëve. Duhet të ketë një reagim, sepse njëherë paguhet te nafta, edhe pastaj paguhet për kalim në këto rrugët me pagesë”, tha Duleviç.

Ai tha se kompanitë që kanë në menaxhim këto rrugë duhet t’i krijojnë mundësi qytetarëve që të bëjnë pagesat online, duke shmangur në këtë mënyrë flukset e pritjes në kabinat e pagesës. “Nëse kjo nuk zgjidhet atëherë pyetja që shtrohet është se çfarë fituan qytetarët në aspektin e kohës, nëse vijojnë të presin në rradhë për të bërë pagesën?”, tha Duleviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb