Nga foltorja e parlamentit, në të cilën iu drejtua kryesisht banorëve të unazës së re, kryeministri Rama ironizoi edhe rrugët e ndërtuara nën qeverisjen e demokratëve. Rama u shpreh se rrugët që do të drejtohen tanimë e në të ardhmen do të jenë të standardeve europiane, duke i kthyer kështu përgjigje edhe akuzave për kostot e lartat për një kilometër.

“Krahasimi mes metrit të rrugës dhe metrit të teritalit, Thumanë-Kashar është rrugë me gjatësi 21 km dhe ka një kosto që shkon në 28 mld, por nuk janë 21 km vajtje ardhje tegel teritali ka 77 mbikalime e mbikalime ka sistem drenazhimi, 12 ura me gjatësi 14 km, 3 nyje lidhëse 34 rrugë sekondare. ‘ u  shpreh Rama ndërsa shtoi se rrugën do të jenë europiane ku makina ka rrugën e vet, njeriu rrugën e vet, komuniteti ka rrugën e vet.

‘Cfarë bënë këta, rrugë me restorante lokale pishina, dhe ja urdhëro aksidentet. Ndërkohë rrugët që do të ndërtojmë ne janë rrugë ku do garantohet shpejtësia, siguria gjithë ndërlidhja pa bllokime, pa ngecje, këta i kanë bërë rrugët si të bësh pantallona teritali si të marrësh vithe e mia, kërcinjtë e Braces, gjunjët zgjidhini vetë të kujt, dhe pastaj vish pantallonat. I vesh dot’ tha Rama në parlament, ndërsa në përfundim shprehu edhe një herë qëndrimin e palëkundur për banorët e unazës së re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb