SPANJE-Moti i keq që ka goditur Spanjën ka shkaktuar të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur në qytetin e Sanit Llorenc des Cardassar, 60 kilometra nga Palma de Majorka.

Në vendin me rreth 8000 banorë, më shumë se 200 persona janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre pas stuhisë dhe shirave që përfshinë zonën, duke shkarkuar rreth 233 litra ujë për metër katrorë, në vetëm 2 orë.

Intensiteti i stuhisë ka shkaktuar daljen nga shtrati të përroit Ses Planes, zakonisht i thatë, duke shkatërruar zonën urbane, duke marrë me vete dhjetëra makina dhe duke përmbytur shtëpitë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb