TIRANË- Policia Rrugore në Tiranë pezullon 158 leje drejtimi.

Bëhet fjalë për një aksion policor të zhvilluar gjatë kësaj fundjave ku gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar drejtues mjetesh që kishin konsumuar alkool, duke iu hequr kështu lejen e drejtimit.

Policia ka arrestuar ndërkaq edhe 12 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Po kështu, janë pezulluar edhe 130 leje të tjera drejtimi për shkelje të semaforit të kuq.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb