Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një dalje për mediat foli mes të tjerash edhe në lidhje me largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ai u shpreh lajmi për dorëheqjen e tij nuk është i vërtetë, por se është larguar nga posti “me ceremoni”.

“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë. Tre drejtorët e fundit u detyruan të dorëhiqeshin. Ka një muaj që flitet, nuk ka njeri që nuk e di. Flitet që ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë për t’u fshehur nga ngjarjet kriminale se ka frikë vetë dhe nuk takon asnjë zyrtar të lartë sepse po bën plane me disa që as nuk janë në policinë e shtetit për të bërë emërime”, u shpreh ai.

“Sot është po e njëjta skemë, e nxjerr ministria para se të dalë Drejtori i Përgjithshëm, Ka një muaj që flitet, nuk ka njeri që nuk e di. Flitet që ministri ka një muaj që është mbyllur në zyrë për t’u fshehur nga ngjarjet kriminale se ka frikë vetë dhe nuk takon asnjë zyrtar të lartë sepse po bën plane me disa që as nuk janë në policinë e shtetit për të bërë emërime”, vijoi Salianji.

Deputeti i PD komentoi edhe deklaratën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u shprehur se “pas daljes së tij në publik pas një muaji në detyrë ishte i trembur”.

“E patë mendësinë e re të drejtimit politik të policisë së Shtetit që është ministri i Brendshëm. S’kam asnjë gjë që ministri ishte i trembur në daljen e tij publike për shkak të ngjarjeve kriminale se ne në këtë vend fati mund të shpëtojë, jo strukturat qeveritare. Pas daljes së tij në publik pas një muaji në detyrë ishte i trembur. Gjithçka kemi thënë që është mbyllur në bunkerin e Ministrisë për t’iu shmangur plumbave dhe ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në gjithë Shqipërinë, sot u pa qartë, kishte një lloj frike të shprehur, kishte mbetur ende në vitin 2013. Për ta kujtuar ministrin jemi në 2024, jo në periudhën kur ishte polic i thjeshtë që i dukej bota ndryshe, e tani që u bë ministër i duket bota më me ngjyra e lule.

Dalja e sotme e ministrit, i cili duhet të shkarkohet për deklarata të sotme sepse ishin skandaloze. Sot doli dhe tha që gjeneratat e reja që do të vijnë, ku e di ai kush janë personat me të aftë, a ka kritere profesionalizmi policia e shtetit apo militantizmi? Policia e Shtetit ka njerëz që e ushtrojnë detyrën me profesionalizëm, por u vendoset në krye të policisë së shtetit persona në shërbim të grupeve kriminale“, deklaroi më tej deputeti i PD, Ervin Salianji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb