“Kur një polic, një kriminel dhe një prokurorë rrinë bashkë, shteti ka rënë”. Kështu deklaron gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” Lala teksa foli për atentatin me armë zjarri ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, bëri deklaratën e fortë në lidhje me Pëllumb Muharremin, (i plagosur), i njohur me emrin ‘Rumi’ ka lidhje me zyrtarë të lartë, që nga policia, deri tek prokuroria. Gazetarja u shprehur mjaft e irrituar duke akuzuar sistemin që nuk i dënon apo heton personazhe të tillë, por ato janë përdor në të gjitha ngjyrimet politike. Lala tha se kjo çështje shkon përtej një emri si “Rrumi” apo Ndoja, pasi për të problemi është sistemi.

“Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe 1 në Itali. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 përqind të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjes së hapura dhe të mbyllura. Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ka rënë shteti! Që në një moment që ka lidhje me policin, një prokuror e një kriminel, ka rënë shtetit. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit. Sot e ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat”, tha Lala.

Në debat ndërhyri dhe gazetari Basir Çollaku. “Mua më bën përshtypje se kur kërcet kallashnikovi marrim vesh se ‘Rrumi’, ‘Luli’ dhe të tjerë..qenkan të hatashëm. Vetëm atë ditë që kërcet plumbi. Nga drejtësia dhe politika marrin vesh se janë të rrezikshëm. Po çfarë bëjnë këta njerëz jashtë? Pse u bënë të këqij sot dhe janë të mirë ditën e votimeve? Ça i bën bashkë dhe i ndan këta njerëz? I ndan vota, biznesi i përbashkët? A është hetuar nga prokurorë? Me kë e kanë këta persona pasurinë? Nga i kanë marrë paratë?”, tha Callaku.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb