Zyra Rajonale e Sigurisë (RSO) i dhuroi Policisë së Shtetit pajisje të përparuara si pjesë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin (ATA) për vitin 2024.

Gjatë një ceremonie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale Jonathan Ellis dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda zyrtarizuan këtë bashkëpunim të rëndësishëm.

Presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë dhe të arrijmë rezultate domethënëse në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë, u shpreh Ellis.

Whatsapp Image 2024 11 27 At 19.06.01 (1)
Whatsapp Image 2024 11 27 At 19.06.01 (1)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb