TIRANË- Tre kompozitorë të mëdhenj që kanë bërë historinë në muzikën e krijimtarinë shqiptare janë pushuar nga puna ditën e sotme nga RTSH. Bëhet fjalë për kompozitorët Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari.

Lajmin e ka dhënë koordinator i artit dhe kulturës në PD, Alfred Skënderi, i cili thotë se tre artistët janë pushuar nga puna pa asnjë lajmërim dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, ndërkohë që sipas tij nuk iu është dhënë asnjë mundësi alternative për të vazhduar kontributin e tyre. Nuk dihen arsyet e këtij vendimi, ndërkohë që nga vetë artistët nuk ka patur ndonjë reagim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: