Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio foli me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për të nënvizuar se “mbështetja e palëkundur e Uashingtonit për Izraelin është një përparësi kryesore për Presidentin Trump”.

Në një telefonatë me Netanyahun, Rubio tha se ky angazhim u tregua gjatë njoftimit të fundjavës nga SHBA për të përshpejtuar dërgimin e rreth 4 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Izraelin.

Rubio falënderoi Netanyahun për bashkëpunimin e tij me SHBA-në për zgjatjen e armëpushimit në Gaza, negociata të cilat po drejtohen nga i dërguari special i Trump, Steve Witkoff.

“Sekretari gjithashtu përcolli se ai parashikon një koordinim të ngushtë në adresimin e kërcënimeve të paraqitura nga Irani dhe ndjekjen e mundësive për një rajon të qëndrueshëm,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.

 

(A.A/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb