TIRANE- Rubrika argëtuese e emisionit “Kjo javë” në News24 sjell edhe këtë të shtunë disa nga momentet më të këndshme apo me spec të politikës dhe aktualitetit të shtatë ditëve.


Kryeministri Rama dhe batutat e tij për shpifjen, e kthyer në refren tashmë edhe të qytetarëve, kanë qenë në fokus të kësaj rubrike ditën e sotme.

Pjesë e rubikës janë batutat e kryeministrit gjatë vizitës në ambulancën nr.9 ku kreu check-up.


Po ashtu edhe situata e sikletshme e kreut të PD, Lulzim Basha gjate deklaratës për shtyp në PD, është pjesë e rubrikës gazmore.


Rubrika vijon me ministrin Klosi, i cili për të qenë i saktë gjatë deklaratës për mediat pyet edhe një herë për vendin ku ndodhet.

(BalkanWeb)