Rubrika gazmore në fund të emisionit ‘Kjo Javë’ rezervon edhe këtë të shtunë nga episodet e ndodhura gjatë javës, me zyrtarë e politikanë, të cilët pa fokusin e kamerave personazhet publikë janë më natyralë, të paimpostuar.

Një moment i tillë mesa duket për ish ministrin Gjiknuri i cili, ndërsa bëhej gati për konferencë me mediat, pas mbledhjes së komisionit për reformën zgjedhore, ka shkëmbyer disa batuta me gazetarët. “Atë punë ke Gimo” dëgjohet të thotë ministri.

E hëna nis me seancat plenare, ndërsa shiu s’ka qenë shumë favorizues për deputët, kush me vrap e nxitim, të tjerë ndihmohen nga punonjës të Gardës për t’i mbajtur cadrën. Një bisede kokë me kokë i zv/kryeministrit Erion Brace me kryeparlamentarin Ruci gjithashtu ka qenë në fokus të kameras sonë, ku nuk ka shpëtuar nga deputeti më i vjetër në këtë legjislaturë, Selami Jenishehri i cili edhe pse në sallë ka preferuar që seancën ta ndjekë online.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb