Java që lamë ishte e mbushur me zhvillime politike, momentet më pikante të së cilës janë fokusuar në rubrikën gazmore që transmetohet në fund të emisionit “Kjo Javë” në News 24.

Ndërsa hyn për t’ju dhënë mandatin deputetëve të rinj të opozitës, kreu i KQZ-së Klement Zguri shfqet disi i nervozuar, madje kruan edhe kokën. Nervoz shfaqet edhe kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave teksa priste homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Rama shihet duke bërë ecje para dhe mbrapa e me pas nis të komunikojë me dikë në telefon.

Në siklet këtë javë është kapur edhe ministrja Balluku, e cila gjatë fjalës në Kuvend është ngatërruar me shifrat.

Kryedemokrati Basha nga ana tjetër ka qënë i angazhuar me takimet në rrethe, ku ka thirrur qytetarët t’i bashkoheshin protestës së sotme të opozitës. Ka mes tyre kishte edhe nga ata që shqiptuan thirrjen “Nano ik”, por kryedemokrati i korigjon duke ju thonë se kësaj here do rrëzojnë Ramën.

Lideri i PD-së është kapur edhe në një moment tjetër gjatë mbylljes së protestës, ku duke kënduar himnin kombëtar vendos dorën në zemër, por djathtas.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb