Të tjera momente gazmore sjell rubrika argëtuese e emisionit “Kjo javë” në News24. Një përmbledhje e momenteve pikante nga ngjarjet e javës, duke i dhënë një ngjyrë tjetër madje edhe atyre serioze, siç është politika.

Para konferencës për mediat kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, rregullohet për të patur një imazh të mirë para kamerave. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri , në daljen e tij të shumëpritur të kësaj javë për mediat kërkoi ndjesë për shkak të zërit të ngjirur, por edhe për shkak të shiut, pasi kish zgjedhur të kryente deklaratën e tij, në ambjent të hapur. Të qeshura mes gazetarëve të pranishmë përcolli një mbështetëse e ish ministrit e cila e quajti atë “Mbret të Shqipërisë”.

Po ashtu me të qeshura është pritur edhe batuta e kryeministrit Rama në takim me banorët, ndërsa i përgjigjet një qytetari “Ti me lopë e unë me derra vështirë e kemi punën”, apo batutat per bonusin e bebeve.

Fokusit të kameras nuk i ka shpëtuar këtë herë ministri i jashtëm Ditmir Bushati, i cili ‘hedh sytë’ nga celulari i kryeministrit Rama, ndërsa ky i fundit shkruante në të.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, i është rikthyer bankave të shkollës në një takim me nxënes, ndërsa ka shkëmbyer batuta e të qeshura me ta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb