Rubrika gazmore që servir si çdo të shtunë emisioni “Kjo Javë” sjell mjaft situata zbavitëse kryesisht nga politika dhe protagonistët e saj. Seanca plenare është ajo që koleksionon më tepër detaje. Kryeministri Rama teksa ulet në vendin e tij kujdeset që të nxjerrë përpara të gjitha mjetet që i nevojiten, pa harruar celularin dhe tabletin.

Ministrja Belinda Balluku është ajo që i flet nën zë dhe pasi bisedon për disa minuta me shefin e qeverisë dhe kthehet në vendin e saj, shfaqet e menduar. Ish-ministri Ahmetaj tërheq vëmendjen këtë herë për çantën që mban me vete, e madhe gati sa një valixhe për të cilën tregon shumë kujdes teksa hyn në Parlament.

Po në hyrje të godinës teksa intervistohet nga gazetarët bën përshtypje edhe batuta e deputetit Qefalia dedikuar shokut të klasës. Ministri Cakaj “mbytet” në djersë në një konferencë shtypi teksa deklaron se vendimet e drejta nuk janë asnjëherë vonë për t’u marrë. Këto dhe shumë situata sjell në një montazh të këndshëm Riolind Luzi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb