Rubrika gazmore, e cila si cdo të shtunë vjen në përfundim të emisionit “Kjo Javë” ka sjellë edhe këtë herë momentet më pikante të fokusuara nga kamerat përgjatë kësaj jave.

Me një ndjesë e nis konferencën ish ministri Ahmetaj ndërsa rregullon mikrofonët në podium, ndërkohë që kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i është dashur të presë derisa operatorët të bëhen gati për të nisur konferencën.

Një situatë e sikletshme për zv/kryeministrin Erion Braçe, i cili pengohet teksa del nga selia e PS-së .
Me batuta ka pritur gazetarët kreu i ALUIZNI-t Artan Lame, të cilët i kishin zënë podiumit me mikrofonë, ndërsa ky i fundit nuk kishte ku të vendosë dokumentet e konferencës.

Për të mos u humbur ishte edhe shkëmbimi i duarve mes Presidentit Meta dhe zv/kryeministrit Brace në ceremoninë e betimit të ministrave të rinj në Presidencë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: