Edhe pse mes tensioneve politike, protestave dhe ngërcit të krijuar, seancat plenare vijojnë në Kuvendin e Shqipërisë. Rubrika gazmore e emisionit “Kjo Javë” ka foksuar disa momente mes deputetëve dhe ministrave për t’i sjellë në një mënyrë tjetër, jashtë asaj që zyrtarisht jemi mësuar të shohim përmes kronikave televizive.

Erion Braçe diçka i thotë nën zë Gramoz Ruçit, kalon më pas tek ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe largohet nga seanca. Deputeti Ervin Bushati përpara se t’i konfidojë diçka Taulant Ballës, kujdeset të verifikojë nëse kamera po e filmon apo jo.

Ndërkohë, jashtë sallës së Parlamentit, e pamësuar ende me kameran siç edhe vetë e pranon, ministrja e Financave Anila Denaj u thotë gazetareve që me ta është miqësore, por me objektivin do ende kohë të mësohet, ndaj për këtë, nuk mjafton vetëm një dubël për të realizuar një deklaratë.

Këto dhe të tjera situata gazmore të përcjella me kujdes dhe dashamirësisht për publikun, në një javë të mbushur plot me aktivitete dhe takime zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb