TIRANE

Rubrika gazmore, e cila si çdo në përfundim të emisionit “Kjo Javë” ka sjellë edhe këtë herë momentet më pikante të fokusuara nga kamerat.


Edhe këtë të shtunë momente gazmore por edhe të sikletshme kanë qenë në fokus të rubrikës, të kapura në nisje të konferencave për mediat, apo edhe në parlament gjatë seancave plenare.



Era duket se ka ‘penguar’ disi konferencën për shtyp të Silva Binos, ndërsa ministrja Balluku edhe këtë në deklaratën e kësaj jave ka ‘thyer’ sërish rregullat duke lejuar pyetjet e gazetarëve.

Momente pikante ka rezervuar edhe këtë të enjte seanca plenare, ndërsa me batuta janë përcjellë edhe takimet e kryedemokratit  Basha me elektoratin në qytete të ndryshme.

(BalkanWeb)