TIRANE

Nuk ka munguar edhe këtë të shtunë, rubrika gazmore në përfundim të emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24. Ajo që bie në sy janë urimet dhe gafat e politikanëve për ditën e flamurit.


Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në 28 nëntor 1944, por me pas e korrigjon në 1444.


“Skënderbeu që ngriti flamurin në 1443 në Vlorë”-thotë deputeti i PD në Fier Luan Baçi.


Gjithashtu veshja e kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë është një tjetër moment pikant që nuk mund t’i shpëtonte rubrikës gazmore.

Momenti tjetër që u komentua shumë është edhe shprehja e Ramës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Pejë ‘What the fu*k’.

Për më tepër ndiqni videon.

(BalkanWeb)