Të shkujdesur e me ndonjë batutë përtej kornizave zyrtare edhe këtë të shtunë rubrika gazmore e emisionit ‘Kjo javë’ ka sjellë momentet më pikane të politikanëve për jo vetëm, të fokusuara  nga kamera.

I kanë nisur me përshendetje daljet për mediat ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, apo ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. I vëmendshëm dhe i kujdesshëm me mediat është treguar edhe kreu i grupit parlamentar tw PS, Taulant Balla ndërsa këshillon njërin prej gazetarwve se c’duhet të bëjë në kohë gripi.

Pak e sikletshme duket se ka qenë pritja e ambasadorit të BE në vendin tonë Luigi Soreca, derisa të nisë konferenca me gazetarët. Ndërkohë ministrja Balluku ‘ka thyer’ rregullat e daljes për mediat, ndërsa ka lejuar pyetjen e gazetares edhe pse njoftoi se do të ishte një deklaratë dhe jo konferencë për shtyp, por për këtë e ka një arsye.

Batutat e ish-kryeministrit Berisha kanë shkaktuar të qeshura në sallë ndërsa mori fjalën kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryeministri Rama u pa të largohet. . Por po ashtu me të qeshura janë pritur edhe batutat e kryeministrit Rama për Taulant Ballën. Fokusit të fokusit të kameras nuk i ka shpëtuar edhe bashkëbisedimi në seancë plenare me Ramës e Braces, këtë herë në postin e zv/kryeministrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb