Ashtu si cdo fundjavë, bashkë me emisionin “Kjo Javë” vjen edhe rubrika gazmore. Momente të sikletshme e gazmore janë fokusuar nga kamerat të cilat përmbledhtazi vijnë përmes kësaj rubrike.

Kryeministrit Rama duket se nuk i ka dalë koha të vishet, ndërsa shkonte ne mbledhjen e PS. Ai është fokusuar teksa vesh xhaketën menjëherë pasi del nga makina. Trendi i atleteve ka prekur edhe ish ministrin Bushati i cili është edhe pse me kostum i ka zgjedhur ato për mbledhjen e PS.

Kreu i qeverisë duket se vijon ‘paqen’ me gazetarët, ndërsa i është drejtuar me fjalët  ‘si të urdhërtoni ju’ teksa priste të prononcohej pas mbledhjes në PS. Kryebashkiaku Veliaj e ka saqk një zgjidhje për t’iu shmangur trafikut në kryeqytet. Mes makinës e bicikletës, zgjedh këtë të fundit.

Takime dashamirëse mes ish deputetëve të PD e LSI, teksa pritej të niste mbledhja e grupit të punës për reformën zgjedhore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb