TIRANË

Rubrika gazmore që servir si çdo të shtunë emisioni “Kjo Javë” sjell mjaft situata zbavitëse kryesisht nga politika dhe protagonistët e saj. Seanca plenare, mbledhjet në komisione apo përgatitjet para konferencë janë ato që koleksionojnë më tepër detaje.

Sezoni politik ka nisur i tensionuar mesa duket mes palëve, ku nuk ka munguar debati si në seancë plenare ashtu edhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Fjalimi me ton, i kreu të “Ballit Kombëtar” shkaktoi të qeshura në parlament ndërsa me ironi ky i fundit iu drejtua me fjalët se nuk ishte ‘kryetar i pulave’, po ashtu tension pati edhe mes ish ministrit Ahmetaj dhe deputetit Zenli në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

Situatë aspak e këndshme edhe për zv/kryeministrin Erion Brace, i cili ka kërkuar nga gazetarët ta ndajnë mendjen lidhur me pozicionimin e tij para se të niste prononcimin për mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb