TIRANE

Rubrika gazmore ne emisionin “Kjo Javë” sjell të tjera sekuenca zbavitëse nga zhvillimet e aktiviteteve përgjatë javës. Duket se kreu i Partisë Demokratike ka nisur t’i ketë gjithmonë e më shumë qejf video-selfiet siç është ajo e realizuar në selinë qëndrore të Partisë Demokratike nga ku Basha përshëndet fort i buzëqeshur.



Ndërkohë vijojnë batutat e shprehura në mënyrë të zhdërvjelltë nga deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi këtë herë në tërren, rrethuar nga banorët që kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria.


Në fokus të rubrikës është edhe Presidenti i Republikës, zoti Meta, në fjalimin që sipas tij i është dashur të përgatitet që në orën gjashtë të mëngjesit.

Momente vetmie e meditimi përpara komunikimit me gazetarët janë vënë re për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji i cili qëndron për disa minuta pa lëvizur dhe shkëputur sytë i hutuar.

(BalkanWeb)