Ashtu si cdo fundjavë, rubrika gazmore në përfundim të emisionit “Kjo Javë” sjell momente pikante përgjatë javës të personaliteteve të ndryshme në politikë dhe jo vetëm.


Reshjet e shiut duket se nuk e kanë stepur kryeministrin Edi Rama, të shkojë pa cadër në selinë e PS, ku mbledhjet kanë qenë të shpeshta gjatë kësaj jave. Edhe pse vetë nuk mbajti cadër ndërsa hyri në PS, në dalje kreu i qeverisë  është treguar xhentil me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhacka e cila ndër të tjera është në pritje të ëmbël.



Momente gazmore ka rezervuar edhe seanca plenare, e fundit për këtë sesion. Një bisedë mes kolegësh në qeveri, mes zv/kryeministrit Brace dhe ministres Manastirliu, të qeshura apo momente të shkujdesura mes deputetësh, ku spikat si gjithnjë facebook, i deputetit Gjuzi, i cili këtë herë kishte dy fjalë edhe me ish-ministrin Ahmetaj.