TIRANE

Si çdo fundjavë në përfundim të emisionit “Kjo Javë” rubrika gazmore sjell momente pikante nga aktualiteti i perditshem. Të tjera situata gazmore ka fokusuar vëzhgimi i kameras tonë ku nuk kanë munguar ato në seancat plenare.

Deputetja Rudina Hajdari pati një fjalim krejt ndryshe në seancën e të enjtes, ndërsa sërish duket se nuk kishte përgatitjen e duhur, pasi disa herë gjatë leximit të saj u ngatërrua ndër rreshta.

Kujtim Gjuzi gjithashtu deputeti më i ri i Kuvendit, pati konferencën e tij të parë, ku ndau me gazetarët emocionet e kësaj daljeje, ndërsa në seancë u bë nostalgjik duke kujtuar histori të ndryshme me deputetë të tjerë në sallë, një prej tyre, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, i cili nuk i rezistoi të qeshurës.

Gjithashtu jashtë fokusit, nuk kanë mbetur përgatitjet e ministres Balluku për konferencë, dalja e kryeministrit Rama, apo mbërritja me bicikletë në PS e kryebashkiakut Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb