TIRANE

Emisioni “Kjo Javë” nisi sezonin e ri për këtë vit e bashkë me të edhe rubrika gazmore. Politikanë, artistë e jo vetëm janë në fokus të kameras, në momente të sikletshme herë herë edhe të pakëndshme, të cilat nuk mund përdoren në kronikat informative për efekt minutazhi apo etike.

Fokusit të kameras nuk i kanë shpëtuar gjatë kësaj jave, apo ditëve të para të 2019, drejtori i përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ministri në detyrë i financave Arben Ahmetaj apo edhe vetë kryeministri Rama.

Gjithashtu më të qeshura, duke sjellë në vëmendje copëza humori, është përcjellë edhe konferenca e kryetares së LSI Monika Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb