Nuk ka munguar edhe këtë të shtunë, rubrika gazmore në përfundim të emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’. Momente komike por edhe herë-herë paksa të sikletshme, janë në fokus të kameras. I tillë ishte togfjalëshi ‘i kallëzuar kallëzoi’ nga zv/ministrja e Brendshme në një konferencë live për mediat, apo situatat komike të filmuara në nisje të aktiviteteve të ndryshme të kësaj jave.

Ministrja Nikolla gjithashtu ka qenë në fokus të kameras gjatë kësaj jave në parlament, ndërsa bisedon me kolegët Gjiknuri e Ahmetaj, kameras nuk i ka shpëtuar as mbërritja e deputetit Brace në seancë apo varësja e floririt e deputetit Stërkaj, por edhe një shkelje syri nga ministri Gjiknuri.

Batutat e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, me te rinjtë e Maratonës në Tiranë, apo puna me themel në spitalin onkologjik në QSUT para vizitës së ministres së shëndetësisë, janë përcjell gjithashtu me të qeshura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb