Rubrika gazmore, e cila serviret nga emisioni “Kjo Javë” në News 24, sjell çdo të shtunë momente pikante, ku protagonistë të përhershëm janë padyshim figura të ndryshme të politikës, por jo vetëm.

Seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve janë ato që koleksionojnë më shumë momente pikante, ku natyrisht gjestikulacionet dhe gjuha e trupit tek deputetët dhe ministrat shkakton ilaritet  dhe situata gazmore.

Problemet me mikrofonin kanë vënë në siklet deputetin Lefter Maliqin, ndërsa këtë situatë e ka përjetuar edhe ministri Eduard Shalsi.

Ndërkohë në lupën e kamerave ka qenë edhe ministrja e Transporteve, Belinda Balluku e cila regjistrohet në një moment teksa lëviz flokët e saj. Ajo që vihet re është fakti se kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tregon xhentilesë të admirueshme ndaj gazetareve teksa flet kryedemokrati, Lulzim Basha.

Në fokus është edhe deputeti Kujtim Gjuzi, i cili i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha duke i thënë atij se Kuvendi nuk është një landfill siç e cilësoi ai, por pohon se ajo godinë ka funksionuar prej më shumë se 9 dekadash. Natyrisht një ndër temat krysore të kronikës ka qenë seanca gjyqësore  ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili duket i mërzitur tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb