Ashtu sic cdo të shtunë, emisioni ‘Kjo Javë’ në News24 sjell në rubrikën e saj gazmore, të ‘pathënat’ e javës, momentet më pikante, apo situata të sikletshme, të cilat nuk mund të transmetohet në rubrikat e edicioneve informative.
Një e tillë është kënga që një banore e Tiranës, i këndon kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Lali Eri, Lai Eri je i embel si sheqeri “ dëgjohet të thotë gruaja, ndërsa ka shkaktuar të qeshura të të pranishmit në aktivitet.
Kamera nuk ka lënë pa fokusuar edhe një incident të Ina Zhupës me makinë, apo pritjen e deputetes së PS, Klotilda Ferhati para konferencës për mediat.
Një sygjerim miqësor kishte rezervuar edhe kreu i komisionit të ligjeve, Manja për pjesëmarrësit në mbledhje, ndërsa momente pikante janë kapur nga kamera në seancë plenare.
BalkanWeb